Fundamenti

Pëllumb Xhufi: Historia duhet të rishikohet

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

“Nuk do ta kisha nënshkruar edhe sikur të më ishte ofruar”. Kështu shprehet historiani Pëllumb Xhufi në lidhje me peticionin kundër ndryshimit të teksteve të historisë në Kosovë, me kërkesë të qeverisë turke.

“Peticioni nuk më është ofruar për ta nënshkruar. Me sa duket, organizatorët e peticionit nuk më vlerësojnë të përshtatshëm, nuk më vlerësojnë “të tyrin”, ose ndoshta – ndoshta më rreshtojnë edhe mua në radhën e “pseudohistorianëve” pjesëtarë të komplotit që synon ‘turqizimin’ e historisë sonë kombëtare , që aq shumë stigmatizohen në peticonin në fjalë. E dimë tashmë. Peticione të tilla vuajnë thuajse gjithnjë nga qasje intolerante e përjashtimore”, thekson Xhufi.

E megjithatë, ai shprehet se nuk do ta kishte nënshkruar peticionin.

“Vërtet mes nënshkruesve gjenden shumicë emrash, krahas të cilëve do kisha nder dhe privilegj të rreshtohesha, sigurisht për beteja dhe kauza të tjera.Por gjej aty edhe emra personazhesh, me ndonjërin prej të cilëve kam pasur edhe debate të hapura , që më duket se i janë bashkuar listës për opurtunizëm, për fanatizëm, për snobizëm intelektual,për qurravitje,për mosdije dhe për një lexim egoist e të paragjykuar të qëllimit të peticionit. Nuk e shpjegoj dot ndryshe faktin , që midis nënshkruesve të aij peticioni , që gati sa nuk pëlcet nga pasioni “pro-Europë’’ dhe nga marazi “anti-Turqi”, gjej ndonjë syresh që diku e dikur, në një konferencë të organizuar nga Komuniteti Mysliman, u mburrej dëgjuesve të rreshtit të parë për identitetin dhe për ndjenjat e pastra islamike, duke tundur kravatën e tij e tij të përzgjedhur posaçërisht me ngjyrë jeshile!”, tregon Xhufi.

FIDANISHTJA

Sipas Xhufit historia duhet rishikuar.

“Nëse ka një kërkesë të palës turke për të “riparë” pasazhe të caktuara të teksteve të historisë në Shqipëri apo në Kosovë , përse duhet të na kapë paniku?Në fund të fundit, rishikimi i teksteve të historisë është edhe një detyrim i vendosur ngë Këshilli i Europës edhe vetë bashkimi europian ndaj të gjitha vendeve të Ballkanit. Përse mos e shfrytëzojmë këtë rast edhe ne vetë ,për të ngritur problem që kanë të bëjnë me trajtimin e historisë në tekstet e shkollave turke , greke serbe etj?”, thotë Xhufi për gazetën “Panorama”.

Xhufi thekson se shqetësimi i zotërinjve që kanë nënshkruar peticionin është kryekëput politik , pasi i tremben rikthimit të “gogolit” të perandorisë Osmane.(express)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.