GRANDEMALL

Peci: Dhurata më e madhe për Kurtin erdhi nga Lista Serbe

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka vlerësuar se Qeveria Kurti nuk do të kishte pasur sukses në veri pa veprimet e Listës Serbe.

Peci tha se tha se dorëheqjet [e policëve gjyqtarëve dhe prokurorëve] dhe tërheqja e strukturave serbe nga institucionet kanë qenë një “dhuratë politike” për Vetëvendosjen, duke i hapur rrugë një prezence më të thellë të saj në veri .

”Në situatën politike që jemi dhe duke e pasur parasysh qeverisjen e qeverisë Kurti 2, unë mendoj që Kurtit dhe kësaj qeverie dhuratën më të mirë ia ka bërë Lista Srpska. Me dorëheqjen e tyre nga komunat me tërhqjen e pjesëtarëve të tyre nga Policia e Kosovës ia mundësoj Kurtit të hyjë në veri thellësisht dhe mandej ta sheh këtë si sukses të madh të vetin se përndryshe nuk besoj që në sfera të tjera ka mundur të tregoj diçka. Nuk shoh asnjë rezultat të prekshëm, por vetëm trend negativ”, tha Peci

Mobi Casa

Ai ka ngritur shqetësimet për situatën politike në vend, duke thënë se ajo po shkon drejt përkeqësimit, ndërsa kryeministri Kurti po forcon pushtetin e tij.

Peci theksoi se Kurti po udhëheq lojën politike në mënyrë të njëanshme, duke shfrytëzuar të gjitha resurset shtetërore, ndërkohë që opozita nuk po arrin ta kuptojë këtë strategji.

”Nuk jam duke parë dritë në fund të tunelit. Sa më shumë që zgjatë kjo gjendje, për Kosovën do jetë më keq për Kurtin më mirë, sepse i ka të gjitha resurset e vendit në dorë. Lojën politike është duke e udhëhequr Kurti. Këtë lojë nuk e di sa e ka kuptuar opozita”, tha Peci.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.