UBT

“Kërcënimet ndaj sigurisë së Kosovës”, ekspertët i konsiderojnë ta nxituara deklaratat e Kurtit në “New York Times”

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Ekspertët sigurisë e ish-diplomat i konsiderojnë jo të duhura deklaratat e kryeministrit Albin Kurti për kërcënimet e Serbisë. Sipas tyre kjo prodhon perceptimin e jostabilitetit në Kosovë e që është edhe synim i Vuçiqit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se kërcënimet ndaj sigurisë së Kosovës janë në rritje, ashtu siç sipas tij, është në rritje edhe demokracia e saj.

Në një opinion të botuar në “The New York Times”, në të cilin ka përshkruar rolin e NATO-s dhe arritjet e saj në Kosovë, Kurti ka shkruar për kërcënimet për luftë në Evropë, duke thënë se një front i ri në Ballkan do t’i shërbente Rusisë, po aq sa Serbisë.

Në lidhje me këtë, ish-ushtaraku, Ismet Ibishi, në Tv Dukagjini ka thënë se akterët politikë duhet të jenë të kujdesshëm me deklarata të tilla, pasi populli i Kosovës ka përjetuar një luftë e cila ka pasur pasoja dhe “situata nuk është me rrezikshmëri” ashtu siç po deklarohet.

“Asnjëherë nuk ka qenë më e “vampirume” politika serbe, është një aktivitet i paparë, krejt kjo lidhet me situatën dhe çështjen e luftës në Ukrainë. Ne jemi nën ombrellën e NATO-s, çështja territoriale i takon NATOS, KFOR-it, ndërsa rasti i Banjskës është çështje aktuale, mund të ndodhë çdoherë, madje edhe kur nuk jemi nivel të detyrës që ata të organizojnë gjëra të tilla. Strukturat politike duhet të jenë të përmbajtura, populli ka përjetuar luftë, e dinë qysh janë. Nuk është rrezikshmëria për të cilën po flitet”, ka deklaruar Ibishi.

Sipas tij, kërcënimet e Serbisë ndaj sigurisë së Kosovës nuk janë të befasishme, pasi siç thotë ai Serbia ka proklamuar një politikë të vazhdueshme ndaj Kosovës.

Ai thotë se armatimi i Serbisë nuk duhet ta frikësojë Kosovën pasi NATO-ja është këtu.

Uji Dea

Edhe ish-diplomati, Blerim Canaj, ka thënë se deklarata të tilla sikurse ato që i dha Kurti i konvenojnë Serbisë, pasi sipas tij, presidentit Aleksandar Vuçiqit i konvenon që ta proklamojë sigurinë në Kosovë si “jostabile”.

Canaj ka thënë se nëse Kurti mendon që në këtë mënyrë pozicionohet më mirë në tavolinën dialoguse me Serbinë, sipas tij nuk do t’i kryejë punë.

“Në Kosovë për sigurinë përgjegjës është KFOR-i, mund të them lirshëm maja e KFOR-it në Kosovë është KFOR-i amerikan, informatat të cilat duhet t’i kenë bashkësia ndërkombëtare për sigurinë në vend, i kanë sepse i mbulojnë mjaft mirë. Nëse Kurti mendon që në këtë mënyrë pozicionohet më mirë në tavolinën dialoguese me Serbinë, nuk do t’i kryejë mirë punë. Vuçiqit i konvenon që ta proklamojë sigurinë në Kosovë si jostabile e fragjile”, ka deklaruar Canaj.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se kërcënimet ndaj sigurisë së Kosovës janë në rritje, ashtu siç “është në rritje edhe demokracia e saj”.


Në një opinion të botuar në “The New York Times”, në të cilin, ka përshkruar rolin e NATO-s dhe arritjet e saj në Kosovë, Kurti ka përshkruar sulmin terrorist në Banjskë, duke thënë se trupa paraushtarake serbe të armatosura rëndë erdhën nga Serbia.

“Megjithatë, edhe pse demokracia e Kosovës është në rritje, kërcënimet ndaj sigurisë së saj janë gjithashtu në rritje. Në muajin shtator, trupat paraushtarake serbe, të armatosura rëndë, të cilat ne besojmë se vinin nga Serbia, zunë pozicione në Manastirin Ortodoks të Banjskës, në atë që Qeveria e SHBA-së e quajti përpjekje shumë të organizuar që përfshinte armë të sofistikuara. Forcat ushtarake serbe u mobilizuan pranë kufirit tonë, një veprim i cilësuar nga Shtetet e Bashkuara si ‘destabilizues’”, ka shkruar Kurti.

Ai ka përmendur edhe rritjen e prezencës së trupave të NATO-s në Kosovë vitin e kaluar, nga 3770 në 4500./Tv Dukagjini/