RCCOLA

PDK-së nuk po ia do pa kriminelë!

/ 2 minuta lexim

Kosovës nuk i duhen standardet e demokracisë perëndimore, ato si duket janë bjerrakohë për partinë në pushtet. Në zgjedhjet e ardhme, meqë ligji nuk po e ndaluaka, të gjithë të inkriminuarit e PDK-së mund të garojnë në zgjedhje për çfarëdo postesh që ia do pika e qejfit.

Por, kjo thirrje nuk vjen vetëm nga partia në pushtet, e cila e ka nxitur si duket Ministrinë e Drejtësisë që ta konfirmojë një qëllim të këtillë, shkuan gazeta “Bota sot”, botimi i diaspores/

Imponim për drejtësinë

Uji Dea

Konkurrimi në garë zgjedhore i zyrtarëve, ndaj të cilëve jo vetëm se ka dyshime, por për disa prej tyre edhe akuza nga prokuroritë dhe madje edhe paraburgosje të tyre, dëshmon se vendi po shkon drejt një despotizmi, ku shteti në vend se ta lë të paktën drejtësinë të lirë, ushtron presion ndaj saj, duke i sugjeruar pafajësinë e tyre, përderisa ende nuk janë dënuar.

Por, demokracia perëndimore nuk njeh thuajse rast që një zyrtar shtetëror të mos jap dorëheqje nga pozita për shkak të hetimeve, e lëre më të pretendojë marrjen e pushtetit.

Kështu të arrestuarit dhe të dyshuarit për krime ekonomike dhe të tjera, si Sami Lushtaku, Qemajl Mustafa, Nexhat Demaku, Ramadan Muja, Bajram Mulaku dhe Nexhemdin Arifi, pa pikë problemi mund të jenë sërish kandidatë të Partisë Demokratike të Kosovës, për kryetarë në komunat përkatëse ose për pozita të tjera pushteti./Indeksonline/