PDK: Punëtorët shëndetësor të QKMF-së në Gjilan qe 6 muaj pa paga

Gjilan – Ka më tepër se gjashtë muaj që punëtorët shëndetësor të pranuar në QKMF përmes projektit të Caritas-Kosova për përkujdesin shtëpiak”, nuk janë paguar. Në këtë konkurs janë pranuar edhe staf tjetër si mjekë, stomatolog dhe staf tjetër profesional dhe jo profesional thuhet në reagimin e Enver Murtezit kryetari i komisionit për Shëndetësi i degës së PDK, në Gjilan.
“Edhe më herët e kemi tërhequr vërejtjen se punëtorët e pranuar paguhen më pak se punëtoret tjerë dhe kanë pasur vonesa në pagesa. Tani kur kjo vonesë ka kaluar çdo kufi, i bëjmë thirrje Kryetarit të Komunës, z. Haziri, që sa më parë të sigurohen fonde që punëtorët shëndetësor të paguhen për punen e tyre, dhe mjaftë më me këtë “dietë” në kurriz të mantelbardhëve” thuhet në reagimin e kryetarit të komisionit për Shëndetësi i degës së PDK, në Gjilan, Enver Murtezi./rajonipress/