Mobi Casa

PDK përzë zyrtarët e saj që po hetohen

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Partia Demokratike e Kosovës mëton të përmirësojë imazhin para se të hyjë në zgjedhjet nacionale, nëpërmjet një kriteri që do të vërë në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë të legjislativit të ardhshëm.

Në listë nuk do t`i përfshijë zyrtarët mbi të cilët rëndojnë akuza.

Eco Higjiena

Një nënkryetar i këtij subjekti politik, që ka folur në kushte anonimiteti për “Koha Ditore”, ka thënë se imazhi është lënduar nga numri i madh i zyrtarëve partiakë që kanë probleme me ligjin.

Kryetar komunash, deputetë e anëtarë të ekzekutivit, janë përballur me drejtësinë në vitet e fundit.