UBT

PDK partia më e madhe dhe më seriozja në komunë dhe vend

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Në takimin me kryetarët e nëndegëve të PDK-së që u mbajt sot, nga kryetarët e nëndegëve u shpreh gatishmëri e shtuar për angazhim maksimal për Zgjedhjet Lokale të Nëntorit.

Bujar Nevzati sekretar organizativ i Degës, ka njoftuar për konsolidimin e Shtabit Zgjedhor të Degës, shtab i cili është i përbërë nga sektorë të rëndësishëm pjesë e të cilit janë kryesia e degës, përfaqësues të të gjitha struktura të degës dhe profesionistë e aktivistë.

Mobi Casa

Sektorët në kuadër të Shtabit Zgjedhor, kanë koordinatorët dhe ekipet për secilin sektor veç e veç.

Ndërkaq sekretari administrativ i degës së PDK-së Shefik Surdulli, në takim me kryetarët e nëndegëve ka potencuar se duke qenë partia më e madhe në komunë dhe vend, parti e cila ka dëshmuar seriozitet dhe angazhim për zhvillim të komunës dhe vendit, padyshim se edhe në këto zgjedhje do të shënojmë rezultatet fituese për të vazhduar mandatin e ri”./rajonipress/