Eko Higjiena

PDK nis të thyhet!

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Distancimi i ish-sekretarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Jakup Krasniqi nga organet e reja të kësaj partie, si dhe nga pozita e anëtarit të kryesisë, përfundimisht ka hapur derën e “shkapërderdhjes” së PDK-së.

Nëpërmjet një deklarate publike, ditë më parë Krasniqi ka thënë se partia më e madhe në vend nuk ka pasur fare zgjedhje të brendshme, por proces të emërimeve nga vetë kryetari i partisë, Hashim Thaçi karshi personave që i nënshtrohen atij.

Ai, madje e ka refuzuar pozitën e anëtarit të kryesisë, duke pohuar se nuk ka nevojë që t’i falet një pozitë dhe as të mëshirohet nga i pari i partisë.
Por, Krasniqi nuk është i vetmi që s’është i kënaqur me përbërjen e kryesisë.

Eco Higjiena

Ish-nënkryetari i kësaj partie, Rrustem Mustafa, që pas zgjedhjeve të fundit e ka “humbur” këtë pozitë, tashmë publikisht ka deklaruar se përbërja e kryesisë së re është bërë nga Hashim Thaçi, dhe se aty janë futur persona që i shkojnë për shtati atij.

Një zë tjetër kritik për procesin e zgjedhjeve, dhe përbërjen e organeve është kryetari i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, i cili në veçanti ka shprehur shqetësime se si dega e PDK-së në këtë qytet përfaqësohet me dy persona, të cilët sipas tij, më së paku mund ta përfaqësojnë këtë degë në kryesinë qendrore, shkruan zëri.
Edhe deputetja Flora Brovina ka vërejtje për përbërjen e re të Kryesisë së parties./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.