Fundamenti

PDK në Viti miraton listën e kandidatëve për këshilltar komunal

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Pasi kishte marrë edhe aprovimin e Kryesisë Qendrore të PDK-së, të hënën kryetari i Degës së PDK-së në Viti, Daut Xhemajli, ka mbledhur Kryesinë e kësaj dege nga e cila është rikonfirmuar unanimisht kandidimi i Xhevat Bislimit dhe është miratuar lista e kandidatëve për këshilltarët komunal.

Pas propozimeve dhe debateve ndërmjet anëtarëve të Këshillit të Degës është miratuar me unanimitet kandidimi për Kryetar komune i Xhevat Bislimit. Më vonë, po me unanimitet u miratua edhe lista e kandidatëve për këshilltar komunal.

Bislimi tha se me këmbëngulësin tuaj unë pranova këtë kandidature dhe për këtë jam i nderuar. “Por, duhet t’ju them se me përgjegjësinë më të madhe e kam marr përsipër fitoren e PDK-së në këto zgjedhje dhe gjithmonë do të jem përgjegjës para jush dhe para mbarë vitiasve. Angazhohem sonte para jush dhe para mbarë qytetarëve që Vitin do ta bëjmë model të qeverisjes së mirë, të qeverisjes së përgjegjshme. Vitia do të bëhet qytet Evropian”.

RCCOLA

Kurse , Daut Xhemajli kryetar i degës, duke i uruar PDK-së fitore pa balotazh në Viti, me entuziazëm i bëri thirrje të gjithë anëtarëve për një angazhim maksimal në punë deri në zgjedhjet e 3 nëntorit.

“Fitoren asnjëherë nuk e kemi pritur të vije tek ne, por ne kemi shkuar gjithmonë drejt saj . Edhe kësaj here ne do të fitojmë. Mirëpo, për dallim prej herëve tjera, kësaj here ne do të fitojmë pa balotazh “, tha Xhemajli thuhet në një njoftim të degës së PDK-së në Viti./rajonipress/