PDK në Gjilan nominon, Riad Rashitin kandidat për garën e zgjedhjeve komunale 2025

Gjilan – Të premtën me vota unanime kryesia e degës dhe struktura e Partisë Demokratike në Gjilan, nominuan kandidaturën e z. Riad Rashiti për të garuar për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Rashiti, i plotëson të gjitha kriteret e nevojshme për të garuar nën llogon e PDK-së, sepse rrugëtimi i tij politik tashmë i ka përmbushur pothuajse dy dekada.
Postimi i plotë i PDK-së:
Ai përherë ka treguar stabilitet politik, përkushtim, besueshmëri, dije e guxim.
Dy mandate asambleist i dalluar në Kuvendin Komunal të Gjilanit, dy herë drejtor drejtoratesh, kandidat për deputet e tashmë edhe kryetar dege.
Përtej pozicioneve politike, ai është profesionist i përkushtuar në lëminë e ekonomisë, e ku ka përfunduar edhe magjistraturë në Universitetin e Lublanës në drejtimin menaxhment financiar, fushë në të cilën operon tash e sa vite në sektorin privat.
Kjo e bën atë një kandidat të kompletuar, i cili sjell dije praktike, vizion zhvillimor dhe lidership të dëshmuar.
Partia Demokratike e Kosovës në Gjilan beson fuqishëm se z. Riad Rashiti është njeriu i duhur për të udhëhequr komunën në një fazë të re të zhvillimit dhe transformimit.
Na priftë e mbara!