KKGJILAN

PDK në Gjilan e përgatitur për fitore edhe në zgjedhjet e 3 Nëntorit

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Kryesia e Degës së PDK në Gjilan në mbledhjen që ka mbajtur të dielën me një frymë mobilizuese për fitore, ka diskutuar rreth kritereve për përpilimin e listës zgjedhore të Zgjedhjeve Lokale të Nëntorit, dhe në bazë të këtyre kritereve PDK në Gjilan do të del me një listë reprezentative e cila siguron fitore të PDK-së edhe në këto zgjedhje.

Lista e kandidatëve të PDK-së për këshilltarë komunal, do të përfshijë përfaqësime regjionale të komunës së Gjilanit, emra profesionistësh personalitetesh dhe njerëz me autoritet në Komunë thuhet në njoftimin e PDK-së.

RCCOLA

Partia Demokratike e Kosovës edhe në Gjilan, ka traditë në organizimin e zgjedhjeve, dhe se ekipet e PDK-së kanë dëshmuar edhe në shumë palë zgjedhje që janë ekipe fituese, prandaj PDK ka potenciale që edhe nga Zgjedhjet e 3 nëntorit të shënojë rezultate të fitores, për shkakun se ka dëshmuar se PDK është parti me struktura të konsoliduara, me potenciale si në aspektin organizativ e profesional dhe angazhim e përkushtim në qeverisje thuhet në njoftim./rajonipress/