ARKATANA

PDK me denoncim publik ndaj Alban Hysenit, a do të aktivizohet Prokuroria pas këtij alarmi

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Denoncim publik ndaj Alban Hysenit i cili keqpërdori tenderin prej 500 mijë euro për punësimin e 46 personave në QKMF, duke shkelur rëndë ligjin e prokurimit dhe kontratën me operatorin ekonomik “KOSOVAMED” thuhet në reagimin e PDK-së në Gjilan.

Reagimi i plotë:

I bëjmë thirrje publike Prokurorisë Themelore në Gjilan që të iniciojë procedurën hetimore ndaj kryetarit të komunës A.H. lidhur me shkeljet e rënda ligjore të prokurimit dhe të financave publike, përmes keqpërdorimit me tenderët e dhënë, me kontratat e kundërligjshme, me punësimet familjare dhe me abuzimet e shumta financiare.

Njëri nga rastet eklatante ka të bëjë me këtë tenderë. Komuna e Gjilanit ka shpallur tender për punësimin e mjekëve dhe infermierëve në QKMF dhe kryetari i komunës më datë 24 shtator 2024 e nënshkroi kontratën me operatorin ekonomik “KOSOVAMED” nga Prishtina në vlerë prej 449,683.20 euro. Ky projekt nuk ka qenë fare i planifikuar në buxhetin e komunës për vitin 2024 dhe as në planin vjetor të punës së prokurimit në Gjilan.

Sipas kontratës së këtij tenderi (Aneksi 1) komuna e Gjilanit ka kërkuar punësimin e 28 profesionistëve shëndetësor. Mjekë 20, infermiere 3 dhe në stomatologji 5 të punësuar.
Në nenin 1.3 të kësaj kontrate thuhet se; Derivimi i lejuar nga vlera totale indikative është +/-30%. Nëse urdhër blerjet tejkalojnë sasinë totale indikative ose vlerën totale indikative të kontratës publike kornize (duke përfshirë + tridhjetë perqind (30%), pa marrë parasysh datën origjinale te skadimit te Kontratës Publike Kornize, kontrata do të ndërpritet automatikisht.

Fundamenti

Mosperputhja e lejuar plus/minus tridhjete përqind (30%) vlen edhe për pozicion/artikull, dhe ne rast te arritjes se pragut te lejuar AK nuk mund te beje porosi tjera për atë pozicion/artikull.
Mirëpo kryetari i komunës ka shkelur ligjin e prokurimit dhe kontratën me “KOSOVAMED”, duke i kërkuar kësaj kompanie punësimin e 46 personave, kështu duke e tejkaluar gati dyfishin e kontratës.

Sipas tenderit janë kërkuar të punësohen tri infermiere, mirëpo aktualisht janë të punësuara me tender mbi 19 infermiere, pra është tejkaluar 633% numri i të punësuarve sipas kësaj kontrate. Paashtu shuma e tenderit prej 450 mijë euro ka qenë e planifikuar të shpenzohet për tri vite, e ky buxhet i paplanifikuar po shpenzohet ende u bërë një vit kalendarik.

Përveç shkeljeve ligjore dhe tejkalimit të kontratës, janë punësuar edhe zyrtar tjerë si jurist e koordinator, që nuk kanë qenë fare pjesë e kontratës me operatorin ekonomik. Krejt këto kanë ndodhur për të punësuar familjarët e zyrtarëve të lartë të VV-së dhe menaxhmentit të lartë të QKMF-së. Shumë punësime përmes këtij tenderi janë bërë për të blerë heshtjen e tyre, për shkeljet që janë bërë më herët në konkurset e rregullta të shpallura nga QKMF në Gjilan.

Aktualisht në komunën e Gjilanit janë të punësuar jashtëligjshëm, pa konkurse mbi 130 persona përmes kontratave në vepër dhe përmes këtij tenderi skandaloz. Me këto abuzime Alban Hyseni po i shpenzon brenda vitit afër një milion euro buxhet të paplanifikuar nga kategoria e mallrave dhe shërbimeve. Për këto keqpërdorime financiare kryetari i komunës duhet të jap llogari para ligjit, e kjo ndodhë kur të veprojë prokuroria e përgjumur e Gjilanit.

PDK do të marr hapa të tjerë nëse edhe pas këtij rasti do të vazhdojë heshtjen e saj Prokuroria Themelore në Gjilan.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.