RCCOLA

PDK-ja me ngulm dëshiron koalicionin me LDK-në

/ 2 minuta lexim

Figurat e Partisë Demokratike të Kosovës, bashkë me veprimtarin e çështjes kombëtare Adem Demaçin, kanë pohuar se koalicionet ndërmjet PDK-së dhe LDK-së, janë në favor të stabilitetit dhe e vetmja shpresë për Kosovën. Por. disa ditë më parë, Kryetari i LDK-së Isa Mustafa kishte deklaruar se është i gatshëm të bëjë koalicion me të gjitha partitë e tjera politike, përpos PDK-së, e cila sipas tij duhet të shkojë në opozitë.

Në anën tjetër, sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Basri Musmurati, ka thënë se PDK-ja nuk e përjashton asnjë subjekt politik për koalicion, në këtë rast as LDK-në. “Të them të drejtën, as këtë nuk e përjashtoj, duke e ditur se edhe LDK-ja është një subjekt i konsoliduar”, ka thënë Musmurati.

KKVITI

Ndërsa, veprimtari i çështjes kombëtare Adem Demaçi, mendon se një koalicion eventual pas zgjedhor në mes të këtyre dy partive do të ishte në favor të stabilitetit të Kosovës.
Por, këtë kënaqësi të tyre, përsëri e hedh poshtë nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, i cili thotë se, LDK-ja nuk do të bëjë koalicion më PDK-në që është në pushtet, dhe se këtë parti do ta vendosin në opozitë.

“Me PDK-në që është në pushtet nuk do të bëjmë koalicion. Ne duam që PDK-në me vendos në opozitë dhe ajo do të ndodh, dhe në asnjë variant nuk ka koalicion me PDK-në. Me të gjithë tjerët që janë pjesë e opozitës, edhe me ata që janë në pozitë, ka variante të mundshme që mund të diskutohet, por me PDK-në në asnjë mënyrë. Ne synojmë të jemi partia e parë, dhe nuk ka asnjë arsye që dy partitë e mëdhaja të bëjnë koalicion paraprak”, thotë Rugova për Gazetën “Bota sot”. /Bota Sot/