KKVITI

PDK-ja e Vitisë në rrugë të mbarë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Nga Samet Idrizi – Zgjedhja e profesorit të nderuar zotit Sadik Haxhiut në krye të Degës së PDK-së në Viti nga masa e gjerë elektorale e PDK-së konsiderohet të jetë hap shumë i qëlluar.

Profesori i nderuar gëzon autoritet të gjerë të të gjitha shtresat njerëzore, me personalitetin qe ka reflektuar gjatë gjithë jetës së tij ka treguar atributet e një veprimtari, dijetari, intelektuali, familjari dhe patrioti modern etj. Konsiderohet të jetë personi me unifikues i elektoratit dhe Degës së PDK-së në Viti.

Me, Sadik Haxhiun përveç PDK-së po ashtu edhe spektri politik në Viti do të përfitoj, andaj kontributi që pritet të jep profesori i nderuar do të ndikoj në demokratizimin (reformimin) e mëtejmë të PDK-së dhe vet spektrit politik në Viti dhe më gjerë.

Ai në vazhdimësi gjatë veprimtarisë së tij ka dhënë kontributin e tij në skenën politike vitiase e më gjerë, e dinë të gjithë politikanet e Vitisë se ai ishte për zhvillimin e një politike demokratike garuese dhe të ndershme e cila ka për synim kryekëput qeverisjen e drejt e transparente me qëllimin e vetëm që të ndryshohet mirëqenia e qytetarit.

Eco Higjiena

Besojmë fuqishëm se zoti Haxhiu do ta ketë tani përkrahjen e të gjitha strukturave të partisë dhe te elektoratit për këtë betejë të rikthimit të PDK-së në të qenurit fuqia e parë politike në Viti që do të pritet të mbahen së shpejti, është fjala për zgjedhjet parlamentare.

Përfundimisht, PDK-ja në Viti me Sadik Haxhiun pritet të kthej pushtetin e PDK-së të humbur muaj më parë nga përçarjet që shkaktuan dy-tre individë.

Andaj i urojmë shëndet dhe suksese në punën e tij si kryetar i PDK-së, Dega në Viti.

Autori është anëtar i Kuvendit Komunal në Viti