KKVITI

PDK-ja e bindur në fitoren e Dardanës

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dalë që ta mbështes kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Dardanës, Begzad Sinanin, duke bërë fushatë “derë më derë” me qytetarë të Komunës së Dardanës.

Kryeministri Thaçi, i ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e tyre që i kanë dhënë PDK-së dhe kandidatit Begzad Sinani, për të cilin u prononcua për medie”
“Vlerësoj se çdo fjalë është e tepërt kur e shef këtë vullnet, këtë besim të njerëzve për Partinë Demokratike të Kosovës, me këtë besim masiv të qytetarëve edhe këtu në Dardanë për PDK-në, për të votuar numrin 99, për të votuar kryetarin e ardhshëm zotëri Begzad Sinanin”.

Mobi Casa

Thaçi tha se është shumë mirënjohës qytetarëve dardanas për besimin e tyre dhe për vendosmërinë e tyre për ndryshimin e Dardanës, të nevojshme dhe të domosdoshme. “Jam i bindur në fitoren e thellë që në raundin e parë të Begzad Sinanit”, ka thënë në fund të vizitës në Dardanë, Thaçi para mijëra qytetarëve të Dardanës të cilët në çdo hap e përcjellnin vizitat e tija që i bënte më qytetarë të Dardanës.

Ndërkaq, kandidati për kryetar të komunës nga radhët e PDK-së, zotëri Begzad Sinani, para gazetarëve ishte shumë konkret. “Unë besoj se në raundin e dytë nuk do të shkojmë kësaj here. Fitorja ime do të jetë që në raundin e parë”, është shprehur Sinani i bindur në fitoren për kryetar të komunës së Dardanës thuhet në njoftimin e degës së PDK-së në Dardanë./rajonipress/