PDK-ja do të rikthehet në Gjilan, aty ku e ka pasur vendin çdo herë – si fituese

Gjilan – Qytetarët e kësaj komune i kanë provuar të gjithë dhe rikthimi i besimit në PDK po ndodhë. Këtë ndjesi e mora sonte në takim me strukturat lokale të partisë në këtë qytet ka thënë Enver Hoxhaj.
“Bashkë me kryetarin Qemajl Mustafa, anëtarin e kryesisë, Zenun Pajaziti, e deputetët Bajrush Xhemaili e Mërgim Lushtaku, fola për nevojën e bashkimit e solidarizimit në një kohë të vështirë që po e kalon Kosova, si dhe PDK-ja nga goditet që mori muajt e fundit. Besimplotë se kemi vizionin, programin dhe lidershipin më të mirë. E njëri nga projektet më të mëdha të Anamoravës, siç është autostrada, do ta përfundojë qeverisja e ardhshme e PDK-së” ka shkruar Hoxhaj./rajonipress/