PDK homazhe në nderim të Abdullah Tahirit dhe Arben Ramadanit

Gjilan – Në 20 vjetorin e rënies, PDK dega në Gjilan të udhëhequr nga Qemajl Mustafa ka kujtuar Abdullah Tahirin, komandantin e parë të Zonës Operative të Karadakut dhe dëshmorin Arben Ramadani.
“Heroizmi i tyre në shërbim të Atdheut do të mbetet përgjithmonë shembull se si veprohet e luftohet për liri” thuhet në njoftimin e PDK-së./rajonipress/