Eko Higjiena

PDK ende e ka forcën, shpresën dhe guximin për punë dhe angazhim politik

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Në një takim që Partia Demokratike e Kosovës në Gjilan ka mbajtur me kryetarët e nëndegëve, kryetari i degës Izmi Zeka ka thënë se PDK ende e ka forcën, shpresën dhe guximin politik për punë dhe angazhim në të mirë të Komunës së Gjilanit dhe qytetarëve të saj.

Partia Demokratike e Kosovës në Gjilan, përmes strukturave të saja nëpër nëndegët, komisione profesionale do ta bëjë angazhimin politik në degë dhe në teren, ndërsa në Institucionet Komunale do angazhohet përmes këshilltarëve të PDK-së që janë pjesë e Kuvendit Komunal si dhe përmes anëtarëve të saj të shpërndarë nëpër komitetet e që janë përfaqësime profesionale është thënë nga ky takim.

Uji Dea

Në anën tjetër kryetarët e nëndegëve janë shprehur të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre në parti, ndonëse si opozitë, por që PDK do të luaj rolin e një opozite konstruktive e cila do të jetë përherë pro interesave të Gjilanit dhe qytetarëve të sajë.

PDK dega në Gjilan, në zgjedhjet Parlamentare do të hyjë e konsoliduar dhe me më shumë forcë e kreativitet për fitore thuhet në njoftimin e degës së PDK-së./rajonipress/