RCCOLA

PDK e Gjilanit e gatshme për të shënuar edhe fitoren e tretë

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Partia Demokratike e Kosovës, dega në Gjilan, ka vazhduar edhe sot me parapërgatitjen për fushatën elektorale, me ç’rast, kryetari i degës Izmi Zeka, ka takuar në selinë e degës në Gjilan të gjithë kryetarët e nëndegëve. Gjithashtu, kryetari i degës Izmi Zeka dhe kryetarët e nëndegëve, edhe një herë, në mënyrë unanime, shprehën gatishmërinë e nëndegëve për ta mbështetur Partinë Demokratike të Kosovës dhe kandidatin për kryetar të komunës Qemajl Mustafa, për të shënuar fitoren e tretë me radhë.

Aktiviteti i Partisë Demokratike të Kosovës, gjegjësisht degës së Gjilanit, është i decentralizuar në më se 48 nëndegë, duke përfshirë këtu fshatrat dhe lagjet e qytetit. Në këtë mbledhje u vendos për organizimin dhe konstituimin e të gjitha shtabeve të nëndegëve deri në fillimin e aktivitetit me datën e hapjes zyrtare të fushatës elektorale.

Në takim është folur edhe për kujdesin që komisionerët dhe vëzhguesit do ta kenë si detyrë të shtuar, për ruajtjen e votës së qytetarëve dhe masat që do të merren nga KQZ në rast të keqpërdorimit të votës nga komisionarë apo vëzhgues.

Misioni i komisionerit dhe vëzhguesit të PDK-së, u tha në takim nga kryetari Izmi Zeka, është edhe raportimi i rasteve të keqpërdorimit të votës ose pengimit të procesit zgjedhor.

Mobi Casa

Gjithashtu, kryetari i degës Izmi Zeka dhe kryetarët e nëndegëve, edhe një herë, në mënyrë unanime, shprehën gatishmërinë e nëndegëve për ta mbështetur Partinë Demokratike të Kosovës dhe kandidatin për kryetar të komunës Qemajl Mustafa, për të shënuar fitoren e tretë me radhë.

Sami Hoxha, përgjegjës i sektorit të komisionarëve dhe vëzhguesve ka njoftuar kryetarët e nëndegëve për mënyrën e strukturimit të komisionarëve dhe vëzhguesve nëpër qendrat e votimit. Gjatë takimit pati diskutime dhe ide të ndryshme nga kryetarët e nëndegëve në funksion të organizimit sa më të mirë të për ditën e zgjedhjeve edhe pse për ironinë e fatit (të opozitës), pati nëndegë të cilat raportuan mos prezencën e partive opozitare në nëndegët e tyre!

Sektori për Informim i Shtabit Zgjedhor të degës së Partisë Demokratike të Kosovës, në Gjilan, do të jetë transparent për aktivitetin e të gjithë sektorëve në kuadër të Shtabit Zgjedhor, me ç’rast do të informojë me kohë dhe për të gjitha aktivitetet gjatë fushatës elektorale thuhet në komunikatën e nënshkruar nga Ilir Tahiri nga sektori për informim i Shtabit Zgjedhor të PDK-së, Dega Gjilan./rajonipress/