FIDANISHTJA

PDK dhe LDK merren vesh për zgjedhje deri në qershor, injorohet iniciativa e AAK-së

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kreu i Qeverisë Hashim Thaçi dhe Lideri i LDK;së Isa Mustafa janë takuar të premten për të biseduar për çështjen e reformës zgjedhore.

Sipas një njoftimit të LDK’së Mustafa dhe Thaçi janë dakorduar që reforma zgjedhore të kryhet nga Komisioni Parlamentar.

Po ashtu thuhet se më pas Qeveria gjatë pjesës së parë të muajit mars do ta dërgojë për miratimin në Kuvend.

Eco Higjiena

“Të dy kryetarët u pajtuan për koordinimin e axhendës politike në muajt në vazhdim. Ata u pajtuan që reforma zgjedhore të përfundohet nga Komisoni Parlamentar dhe Qeveria brenda gjysmës së parë të muajit mars ta procedojë për miratim në Kuvend. Po ashtu, u ra dakord që të bëhen të gjitha përgatitjet për zgjedhje të lira, demokratike dhe të mbikëqyrura nga vëzhgues ndërkombëtarë, për cfarë edhe do të bëhet kërkesë zyrtare në BE, OSBE etj” thuhet në njoftim.

Sipas LDK’së Thaçi dhe Mustafa janë pajtuar që vendi të shkojë në zgjedhje në pjesën e parë të vitit.

“Të dy kryetarët kërkojnë që përgatitjet e duhura të kryhen në koordinim me subjektet politike dhe me konsensus të Kuvendit të shkohet në Zgjedhje të përgjthsme në gjysmën e parë të këtij viti. Në ditët në vijim, do të zhvillohen takime edhe me liderët e subjekteve të tjera politike” njofton LDK./express/