Fundamenti

PDK – Barcelonë, apo rrugës së Hysit

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Jakup Krasniqin do ta zëvendësojë Ramadan Ilazi, derisa në kolltukun e Fatmir Limajt u pozicionua me komoditet, Margarita Kadriu, e boshllëkun e Sami Lushtakut do ta kompensojë pronari i zinxhirit të hipermarketeve “ETC”, Ramiz Kelmendi.

Ky është formacioni i parë i ekipit të Hashim Thaçit për grumbullimin e votave në zgjedhjet e 8 qershorit, i cilësuar nga zyrtarët e PDK-së si “Barcelona e Kosovës”.

UBT

Zëdhënësi i PDK-së, Blerand Stavileci, ditë më parë aderimet e fundit në partinë e tij dhe te rivali kryesor politik – LDK, i ka krahasuar me dy ekipe të futbollit, Barcelonës dhe Osasunas.

Njëri nga ish-themeluesit e PDK-së, Jakup Krasniqi, i cili është kryetar i Këshillit kombëtar të “Nismës për Kosovën”, ka thënë të enjten për “Zërin” se PDK-ja pa një numër të caktuar të lojtarëve kryesorë më së paku mund të jetë Barcelona.