PDK: Aty ku involvohet Kryetari i Komunës, dështimi është i garantuar!
Gjilan – PDK-Dega në Gjilan, shpreson se ky kryetar nuk ka takuar edhe klube tjera, sepse do t`i gjej fati i njëjtë! PDK-Dega në Gjilan shpreh keqardhjen e shuarjes së këtij klubi, por edhe kërkon llogaridhënie për të gjithë ata të cilët u involvuan në këtë rast.
Reagimi i plotë:
Klubi i Basketbollit “Drita” në komunën e Gjilan kishte një histori të jashtëzakonshme dhe e gjitha Komuna e sportdashësit mburreshim me rezultatet e arritura.
Mbajmë mend kur palestra e sporteve stërmbushej nga adhuruesit e basketbollit. Mirëpo, më në fund u desh që në krye të Gjilanit të vij një kryetar komune i cili, pos që po dështon në të gjitha projektet që fillon, ai u involvua edhe në sport dhe kësaj radhe konkretisht në basketboll. Rezultati i angazhimit të tij nuk zgjati dy muaj dhe tanimë u shua klubi.
Kujtojmë se Kryetari i Komunës më 13 gusht të këtij viti doli me një postim : “KB Drita drejt sukseseve të reja”. Në vazhdim ai shtoi : “Më në fund, pas një angazhimi të gjatë e aspak të lehtë, K.B. DRITA tashmë ka zgjidhur problemin
financiar.
Bashkërisht po synojmë majat e basketbollit vendor. Shumë shpejt K.B DRITA rikthehet me basketboll cilësor e atmosferë të zjarrtë”.
E TASH KEYETAR CILI DO TË JETË KOMENTI JUAJ? A U ARRITËN MAJET E BASKETBOLLIT?
A U RIKTHYE ATMOSFERA E ZJARRTË?
Sigurisht që jo, klubi u shua!!!
Përndryshe, për më keq, u shkua aq larg saqë KB”Drita” u shua fillimisht si klub si OJQ dhe u pastaj u privatizua duke u regjistruar si biznes i ri, që do të thotë se historiku i këtij klubi u shua përnjëherësh dhe e kaluara zyrtarisht nuk mund të rikthehet.
Pas kësaj, filloi kampionati i rregullt dhe klubi fare nuk mori pjesë në dy ndeshjet e para kampionale, e që automatikisht e humb të drejtën e vazhdimit të kampionatit. Tani jo vetëm që elimonohet nga garat, por do të ketë sanksione tjera nga FBK.
PDK-Dega në Gjilan, shpreson se ky kryetar nuk ka takuar edhe klube tjera, sepse do t`i gjej fati i njëjtë!
PDK-Dega në Gjilan shpreh keqardhjen e shuarjes së këtij klubi, por edhe kërkon llogaridhënie për të gjithë ata të cilët u involvuan në këtë rast.