GRANDEMALL

PDK: Anarki në qytetin e Gjilanit, ndërtimet pa leje janë jashtë kontrollit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – PDK në Gjilan, ka kohë që e ka ngritur zërin se brenda Drejtorisë së Inspeksionit ekziston një kaos dhe gjithçka është jashtë kontrollit. Por, të paktën ka besuar se tek ndërtimet e larta nuk ka tejkalime dhe po punohet sipas lejeve ndërtimore. Por, javët dhe ditët e fundit, kemi disa reagime të vazhdueshme nga qytetarët e Gjilanit të cilët pyesin se a jeni duke e ngritur zërin për ndërtimet pa leje dhe tejkalimet që po ndodhin tek ndërtimet e larta (poashtu duke na dërguar edhe foto konkrete)?

Prandaj, i kërkojmë inspeksionit që të verifikoni rastin në fjalë i cili ndodhet në “Fidanishte” (përgjatë rrugës qarkore) dhe ku po zhvillohen ndërtimet në katin e fundit (me gjasë mbindërtim pa leje).

Mobi Casa

PDK-Dega në Gjilan shpreson se diçka e tillë nuk qëndron, të kundërtën dorëheqja e kryetarit të komunës do të ishte akti më i paktë që do të duhej t’a bënte, sepse pa koordinim me të, nuk besohet se Drejtoria e Inspeksionit do të kishte guxim ti mbyllte sytë në raste të tilla, sepse ajo pjesë, me siguri për çdo ditë monitorohet.

Poashtu, PDK-Dega në Gjilan do të vazhdoj të merret me të gjitha rastet e ndërtimeve të larta, duke filluar prej dhënies së Lejeve të Ndërtimit (nëse janë dhënë konform ligjit dhe planeve rregulluese) e deri tek ndërtimet pa leje dhe tejkalimet e tyre./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.