Fundamenti

PD themelon nëndegë në Kravaricë dhe Livoq të Gjilanit

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Partia e Drejtësisë ka themeluar nëndegët e saj në fshatin Kravaricë dhe Livoq të Komunës së Gjilanit. Të dielën 27 delegatët e pranishëm në Kravaricë për kryetare të kësaj nëndege kanë zgjedhur Lendita Zenelin, kurse një javë më herët në fshatin Livoq për kryetar e kanë zgjedhur Bajram Rexhepin.

Kryetarja e Degës së PD-së në Gjilan, Selvete Shurdhani, gjatë takimit në Kravaricë ka thënë se kjo parti dita-ditës po rritet dhe fuqizohet në këtë pjesë. Sipas saj, fakti për rritjen e PD-së në këtë rajon është edhe themelimi i nëndegëve në këto dy fshatra.

RCCOLA

Kurse nënkryetari i PD-së, Jeton Svirca, falënderoi kryetaren Shurdhani për angazhimin e tyre në shtrirjen e PD-së në këtë pjesë. Svirca siguroi banorët e Kravaricës, por edhe të mbarë Anamoravës se nëse PD-ja vjen në pushtet, do të angazhohet për një jetë sa më të mirë të tyre, duke iu ofruar një qeverisje të drejtë.

Kryetarja e porsazgjedhur e kësaj nëndege, Lendita Zeneli, para të pranishmëve u zotua se do të angazhohet që banorët e këtij fshati të kenë një jetë më të mirë, duke iu përgjigjur kërkesave të tyre./rajonipress/