United Hospital

Pavarësia

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Tash shtatë vjet në Pavarësi, ikin gra, pleq e t’ri, shumë e ëndrrat s’janë plotësu, një flamur e kemi shtu.

Erdhi dita e Pavarësisë
ikin trimat e lirisë,
ikin trimat tash pas lufte
nga dëshpërimi, e jo prej tute.

N’dardani bien fjolla bore
ikin trimat dore për dore
nëna t’reja me fëmijë n’gji
lëshojnë Kosovën në liri

S’patët frigë ju me luftu
pse tash vendin me e lëshu
tash po lypni vend më të mirë
askund s’gjeni Kosove t’lirë.

Pushtetarët dojn me sundu
nuk dinë vendin me zhvillu
janë m’su vota me fitu
me gënjeshtra, tu na mashtru.

Qu populli im, thuaje naj fjalë
qu populli im, popull i pa sherrë
quaje vendin lule
e ndesh quaje ferr.

KKVITI

S’kemi ligj, as siguri
skemë shkollim, e as drejtësi
s’ka kualitet, tash as në mjekësi
kemë mbet qorra si nën Sërbi.

Pushtetari s’din as me shkru
thonë n’gazeta, kamë doktoru
n’shumë kollegje ai ligjeron,
shumë e pagat n’shpi i qon.

Populli s’din, me u gëzu
s’din i mjeri qysh me festu
populli i mjerë është tu mendu
s`ka mbet tjetër, veç n’kome mu qu.

Kamë shpresë t’madhe n’Dardani
shumë kam shpresë ne këtë rini
një ditë vendi do të zhvillohet
ëndrra jonë të afrohet.

Arben Kurteshi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.