FITORJA

Patrullimet policore me veturë dhe pajisje inteligjente, kujdes vozitës – gjithçka vëzhgoheni nga toka dhe ajri

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Drejtoria Rajonale Gjilan, Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor Gjilan ka filluar me zbatimin e projektit “Patrullimi Inteligjent’’ përmes automjeteve policore me pajisje inteligjentë me qëllim të ngritjes së kapaciteteve operative që synojnë rritjen e sigurisë në komunikacionin rrugorë. Këto automjete janë të pajisura me senzorë e radarë të cilat gjatë lëvizjes së veturës monitorojnë rrugën, identifikojnë kundërvajtësit duke bërë matjen e shpejtësisë se mjeteve në lëvizje në këndin 360 shkallë, ka mundësinë për detektimin e tejkalimit në vijë të plotë, përdorimi i telefonit, dhe kundërvajtjeve tjera në komunikacionin rrugor duke dërguar të dhëna në kohë reale në bazën e të dhënave të Policisë së Kosovës.

Në ekranin e vendosur brenda veturës, zyrtarët policorë mund të shohin veturat që janë në rrugë se me çfarë shpejtësie po lëvizin, do të kenë informacione edhe për targat e veturës së detektuar e detaje të tjera që e bëjnë më të lehtë identifikimin e kundërvajtësve.

Po ashtu nëpërmjet këtyre pajisjeve bëhet leximi i targave dhe identifikimi i mjeteve të paregjistruara, targave të vjedhura, identifikimin e personave në automjetet në lëvizje të cilët janë të kërkuara nga organet drejtësisë.

Hidromorava

Qëllimi i Policisë së Kosovës nuk është gjobitja e ngasësve të veturave, por parandalimi që të kem sa më pakë aksidente të trafikut.

Policia e Kosovës është e përkushtuar për krijimin e një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.