Eko Higjiena

‘Pasurohen brenda natës’

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Lëvizja Vetëvendosje, të hënën do t’ia dorëzoj Qeverisë së Kosovës projektligjin për shqyrtimin dhe verifikimin e pasurisë së pajustifikueshme, pas një debati publik që ka mbajtur sot. Në debat u diskutua ky projektligj, për të cilin u tha se është një nismë e mirë dhe e qëlluar, duke marr parasysh pasurimin e zyrtarëve publik në mënyrë marramendëse dhe brenda natës.

Me këtë rast, deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu tha se ky projektligj ka për qëllim shqyrtimin dhe konfiskimin e pasurisë të zyrtarëve publik por edhe të tjerëve, të cilët e kanë fituar në mënyrë të paligjshme.

Uji Dea

Ndërkohë, deputetë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, thanë se duhet patjetër të konfiskohet pasuria e secilit që vërtetohet se e ka fituar në mënyrë të paligjshme.

Edhe zyrtarë nga prokuroria thanë se ky projektligj është i mirë, pasi vlen për të gjithë qytetarët, pasi jo vetëm zyrtarët publik janë pasuruar në mënyrë të paligjshme, por ka edhe qytetarë që janë pasuruar paligjshëm. /Telegrafi/