GRANDEMALL

Pasqyra që nuk thyhet

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Adem Rusinovci – Gencin nuk e kuptojnë të gjithë menjëherë. Jo sepse ai nuk flet qartë por sepse shprehja e tijë është përtej fjalës.

Në një kohë ku zërat bëhen dhe dëgjohen për të mbuluar mungesën e mendimit ai mbetet i heshtur, por gjithnjë i pranishëm.

Një prani që nuk është e zakonshme por është disi boheme, e rëndë dhe e lehtë njëkohësisht.

Genci është rritur jo vetëm mes librash por edhe ngjyrash të një familje me dinjitet dhe kulturë që vlerat nuk i ka pasur për ti shpallur por për ti jetuar.

Unë e kam njohur Gencin që në adoleshencë, atëherë kur mendimet janë të turbullta, por ndjenjat janë të pastra.

Genci gjithëmonë e ka pasur një dhunti të rrallë, të ndjejë jetën thellë dhe ta kuptoj pa fjalë.

Ai nuk ndjek rregullat për hirë të rregullit. Ai realitetin e sheh me sy të lirë dhe shpesh herë edhe kur e di se e vërteta dhe drejtësia nuk rrugëtojnë njësoj, ai përsëi zgjedh të jetë me të drejtën.

Njerëzit që e sulmuan, që u përpoqën ta dëmtojnë, do të duhen më shumë se njëherë ta vështrojnë Gencin, jo për ta gjykuar por për të mësuar, që për të qenë si ai nevoitet më shumë se sa diplomë e pozitë, pra nevoitet frymë.

Genci nuk është politikan, ai është i miqëve të tijë. Kur e sheh duke e shijuar një gotë verë, duke buzëqeshur lehtë e duke dëgjuar më shumë se sa që flet, për një moment mund të mashtrohesh e ta mendosh të lehtë.

Eco Higjiena

Por ata që e njohin heshtjen e Gencit e dinë që ajo heshtje peshon shumë me shumë se fjalë të thëna kot.

Genci falë sepse nuk lufton për të fituar, ai jeton për të mos e humbur vetën. Genci nuk ndërton mbi fragmente.

Ai falë jo sepse harron po sepse zgjedh që e ardhmja të mos mbetet peng i së shkuarës. Ai e di që përpara ecën vetëm atëherë kur e lë barrën pas.

Pasqyra përballë qëllimeve të ulta nuk duron, ajo thyhet, dhe si e tillë ajo nuk jep imazh të plotë por vetëm fragmente, e fragmentet bëhen vetë ndërgjegja e atyre që e vështrojnë.

Sot Genci ecën me përulësi me dinjitet dhe me përkushtim për një universitet që meriton më shumë se zhurma, thashëtheme apo ndarje. Meriton përfaqësim të pastër për të gjithë.

Faleminderit të gjithë atyre që e panë, që e kuptuan e që e votuan. E atyre që nuk e kuptuan dot ndoshta një ditë do tu kthehet pasqyra e pastër apo e thyer me një pyetje të thjeshtë. Çfar pamë dhe pse nuk pamë më thellë…

Ky tekst është më shumë se një reagim, pra një vështrim eseistik i situatës aktuale ne Universitetin e Prishtinës.

Autori është senator i Universitetit të Prishtinës

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.