Lavdi të përjetshme prijësit tonë të dashur Brahim Rugova!

Nga Gani Sadiku – Deri me ardhjen e tij në Prishtinë Ibrahim Rugovën të gjithë venalitë dhe të afërmit e thërrisnin BRAHIM, prandaj edhe unë sot do të shkruaj për Brahimin. Brahimi nuk ishte vetëm lider, por ishte simbol, misionar e vizionari më i madh i shekullit të fundit ndër shqiptarë! Prandaj edhe mbetet burimi më i madh i frymëzimit për ne! Ishte fat i madh për ne, që kaloi nëpër epokën tonë, edhe pse shkoi në përjetësi duke na shkaktuar dhimbje dhe kujtime të pashlyera.
Sot edhe pas kaq vitesh mungesës së tij, sheh pothuaj se gjithçka të ndërtuar e që ishte projektuar nga mendja e tij për shtetin, andaj me të drejtë quhet ARKITEKTI I PAVARËSISË SË KOSOVËS.
Brahimi na la të pikëlluar kur iku, por na bëri aq shumë krenarë me punën e tij saqë bota ende na flasin e na çmojnë bazuar në veprimtarinë e tij që bëri jo vetëm për shtetin dhe kombin por për paqen dhe barazinë në përgjithësi.
Kishte kaluar periudha të errëta dhe përplasje të pazakonta me shqiptarë për t’i bindur që ideja e tij ishte më e mira, por që shumë prej tyre të grupuara e të nxitura nga qarqet serbo ruse, jo që e kundërshtonin atëhere idenë e tij për pavarësi, por e kundërshtojnë edhe sot projektin e pavarësisë së Kosovës, edhe pse është një realitet që s’mundë t’a zh’bëjë më askush.
Por Brahim Rugova, në gazetën studentore “Bota e Re” i cili në atë kohë punonte si redaktor përgjegjës, kishte shkruar një citim të Karl Marksit: “asnjë epoke nuk i mungojnë magarët!
Brahimin e shanë, e përbuzën, e urryen, e quajtën tradhtarë, e luftuan pandershëm, pikërisht magarët e kohës së tij, por ai nuk u kushtoi as vëmendjen më të vogël sepse e njihte mirë mentalitetin e shqiptarëve të cilin e kishte mësuar e lexuar në veprat e rilindasëve dijetarëve shqiptarë, prej kohësh. Prandaj ai kurrë nuk u doli kundër asnjë grupimi politik!
Brahimin në fund e gjuan me armë në shtëpi dhe u munduan t’a likuidonin edhe fizikisht, edhe pse sot shumica e tyre e lavdërojnë e dalin dhe e qajnë me lot krokodilli!
Brahimi vuajti shumë dhe u përpoq me krejt qenien e tij që shteti i Kosovës të ishte shtet i cili qëndron mbi shtyllat e forta të ndërtuara me ndihmën e aleatëve e saj.. Brahimin e mbajnë fort n’shpirt krejt shqiptarët e ndershëm dhe patriotët që se bëjnë patriotizmin me hile dhe se zgjedhja e Dr. Brahim Rugovës në krye të Lëvizjes Kombëtare, në dhjetor të vitit 1989, nuk ishte fare rastësi, por rrjedhojë logjike e dimensionit intelektual dhe e veprimtarisë atdhetare, në vijimësi, dhe si i tillë konsiderohet si përfaqësuesi më i madh i mendimit kulturor e intelektual shqiptar!
Mua më duket afër nesh si të ishte gjallë akoma. Më duket se në një moment do të shkëlqej prap në tubimet tona, si një meteor që do të shndris mbi kokat tona deri në përjetësi, e nga thellësia e këtij ndriçimi për t’a parë fundin e projektit të tij madhorë për të cilin punoi aq gjat!
Me duket se ende lëvizë si një engjëll në shpirtin e secilit njeri të vuajtur! Sepse ishte me vegjëlinë. Ishte shndërruar në ikonë besimi, në adresë ankimi, në shpresë të pathyer, në gëzim të përditshëm, në lajmëtar të dashur, në ëndërr të bukur, në prezantues vuajtjesh tona para bote, dhe në model urtësie, si një Zeus që vareshin shpresat e secilit në kohët e vështira për ne!
Lavdi të përjetshme prijësit tonë të dashur!