Pas tri viteve bllokadë, nis rruga Pasjak – Gjilan e njohur si rruga e Prishtinës

Gjilan – Është dashur të humbin tri vite për të rifilluar punimet në rrugën Pasjak – Gjilan projekt ky i nisur në kohën e Avdullah Hotit. Banorët e kësaj zone i janë gëzuar nisjes së punimeve.
Të paktën dy eskavator kanë dalur për të punuar në rrugën Pasjak – Gjilan e cila ishte bllokuar për tri vite.
Banorët përreth kësaj rruge i janë gëzuar punieve të rrugës.
Emrani një qytetar tha se rruga kishte mbetur shkret dhe me shumë defekte e pengesa. “Dhashtë zoti e mos të ketë ma ndërprerje edhe pse këto kompanitë e LVV nuk po kanë më shumë se dy eskavator, e nuk e di si kryhet kjo rrugë milionëshe me aq pak teknikë” ka ironizuar Emrani.
Bejta në tjetër banor tha se gjatë ditëve të verës janë terrorizuar nga pluhuri.
“Kishte shumë pluhur dhe jetën nuk e bënim të rehatshme. Shpresoj që tashmë të jenë tejkaluar të gjitha pengesat” tha Bejta./rajonipress/