UBT

Pas tre muajve e pranon se ka deklaruar rrejshëm për grabitjen e telefonit

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Një femër shqiptare nga Lagja Dardania në Gjilan kishte lajmëruar më 12 dhjetor 2012 në polici se ishte grabitur telefoni Iphone 3 S. Por të martën ajo është lajmëruar në polici dhe ka pranuar se ka deklaruar rrejshëm.

Policia hetimore në Gjilan pas hetimeve intensive ka arritur të zbulojë në rast që ka të bëjë me deklarim të rrejshëm. Në fakt një qytetare shqiptare e lagjes “Dardania” kishte raportuar në polici se më 12 dhjetor 2012 i ishte grabitur telefoni mobil Iphone 3 S.

UBT

Sipas Policisë së Kosovës të martën e njëjta qytetare pasi është intervistuar ka pranuar se ka deklaruar rrejshëm. Rasti shkon në procedurë të rregullt në Gjykatë./rajonipress/