ARKATANA

Pas reshjeve të borës, të gjitha rrugët në Gjilan janë të hapura dhe kalueshme

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Pas reshjeve të shumta të borës, kompania kontraktuese e Komunës së Gjilanit ka dalë menjëherë në terren për t’i hapur rrugët në qytet dhe fshatra.

Përpos ekipeve të kompanisë përkatëse, në terren po qëndron edhe ekipi i emergjencave të Komunës, të cilët kanë konfirmuar se të gjitha rrugët janë të hapura dhe deri tani nuk është paraqitur ndonjë problem.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka apeluar qytetarët që të kenë kujdes të shtuar dhe t’iu përshtaten kushteve atmosferike, duke konfirmuar gatishmërinë e qeverisë komunale 24 orë në shërbim të qytetarëve.

UBT

Komuna u bënë thirrje qytetarëve që për çdo problem eventual të kontaktojnë numrat zyrtarë: 112 dhe 044146738 dhe ekipet emergjente do t’iu përgjigjen në afat rekord.

Përndryshe, sot ekipi i emergjencave në krye me drejtorin për Mbrojtje dhe Shpëtim, Ensar Kadriu, ka mënjanuar sot një cisternë, e cila ishte rrokullisur në rrugën nacionale në mes të Llabjanit dhe Parallovës dhe kishte bllokuar rrugën.

Ekipet e emergjencave të Gjilanit kanë qenë vendimtare për zhbllokimin e rrugës, duke mundësuar qarkullimin e lirë qytetarëve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.