Mobi Casa

Pas Milanit, edhe klub tjetër i madh italian e do Zhegrovën

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Edon Zhegrova është bërë objektiv i klubeve italiane.

Ylli kosovar në javët e fundit lidhej me një transferim të mundshëm në Milan gjatë afatit kalimtar të verës.

Por, “Rossoneri” nuk janë të vetmit në Itali që e pëlqejnë futbollistin e Lillet.

E përditshmja italiane “Corriere dello sport”, raporton se në garë për sulmuesin e krahut është futur edhe Napoli, përcjell “Gazeta Express”.

Presidenti Aurelio De Laurentiis e pëlqen tej mase 24 vjeçarin.

Mediumi italian e ka përshkruar lojën që e bën Zhegrova dhe aftësitë e tij në fushën e blertë.

Mobi Casa

“Nëse Napoli do ta ketë të nevojshme ta gjejë një lojtar të krahut, aty është Edon Zhegrova i Lillet, i cili mund ta mbulojë atë hapësirë: e mban mirë topin në këmbë, ka një driblim që e karakterizon dhe e ka edhe një vlerë të arritshme (kapshme). Për momentin, të gjitha rrugët të çojnë në Francë”, shkruan “Corriere dell Sport”.

Zhegrova është i gatshëm për ta bërë hapin e radhës në karrierë pas eksperiencave që i pati në Zvicër me Baselin dhe tash në Francë me Lillen.

Natyrisht, ëndërr e tij e fëmijërisë është Barcelona, por për momentin më i mundshëm për të duket një transferim në Serie A, përcjell “Gazeta Express”.

Vitin e kaluar, interesim për përfaqësuesin kosovar kishte shfaqur edhe Arsenali në Angli.

Zhegrova ishte pjesë e “Dardanëve” në dy ndeshjet e qershorit, ndërsa shënoi gol ndaj Rumanisë, por ai iu anulua nga gjyqtari përmes sistemit VAR. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.