UBT

Pas Juves, një tjetër klub italian dëshiron Xhakën

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Granit Xhaka është shndërruar në cakun kryesor të shumë klubeve Evropiane. Pas Juventusit, Bayen Munichut, Liverpoolit, Arsenalit e Atletico Madridit, edhe Napoli e dëshiron mesfushorin e Borussia Monchengladbachut, Granit Xhakën.

Sipas mediave italiane, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis dëshiron që ta transferojë mesfushorin shqiptar qysh në afatin kalimtar të janarit.

Uji Dea

De Laurentiis i ka ofruar skuadrës gjermane 15 milionë euro për ta liruar 23-vjeçarin që të transferohet në ‘San Paolo’, por që vështirë se do të binden pasi ditë më parë trajneri i skuadrës gjermane, André Schubert, bëri të ditur se nëse vendosin ta shesin 23 vjeçarin, janë të sigurt se klubi do të përfitojë shumë ekonomikisht nga ky transferim.

Sipas mediave gjermane, Gladbachu nuk dëshiron të dëgjojë asnjë ofertë nën 40 milionë euro e që mund të shkojë edhe më lartë. /Express/