Pas intervenimit nga institucionet komunale, rruga Debellde-Viti është e kalueshme nga bora
Viti – Komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë përmes kompanisë së kontraktuar “Zuka”, ka intervenuar sot në pastrimin e rrugës nga dëbora përgjatë rrugës në fshatin malor Debelldeh.
Zyrtarë Komunal nga DSHPE bënë me dije se trashësia e borës në fshatin Debelldeh ka arritur deri në 30 cm.
Rruga e këtij fshati, tani është e kalueshme pas intervenimit nga kompania kontraktuese “Zuka”./rajonipress/