UBT

Pas Gahler, edhe Reuten e Waitz me kritika për qasjen në dialog: Kërkesat po bëhen vetëm ndaj Kosovës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Përveç eurodeputetit gjerman, Michael Gahler, kritika të ashpra në drejtim të ndërmjetësit të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak në dialogun Kosovë-Serbi kanë dhënë edhe eurodeputeti holandez Thijs Reuten dhe ai austriak, Thomas Waitz.

Të dy deputetët kritikuan qasjen në dialog, duke potencuar se presioni dhe kërkesat po i bëhen vetëm Kosovës, por jo edhe Serbisë.

Reuten në një diskutim në Bruksel më tej kërkoi shpjegim pse kërkesat po bëhen vetëm ndaj Kosovës dhe pse nuk ka pasur kurrë një pikëpamje të ekuilibruar, raporton Telegrafi.

Ai po ashtu kërkoi të dijë pse Bashkimi Evropian nuk bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të policëve të arrestuar.

Kritik ndaj Lajçakut ishte edhe eurodeputeti austriak, Thomas Waitz.

Eco Higjiena

Ai pyeti Lajçakun se si mund të konsiderohet një marrëveshje e suksesshme kur nuk është e nënshkruar nga dy palët.

“Ku në të vërtetë po shihni ndonjë sukses në punën tënde në katër vitet e fundit”, pyeti ai, raporton Telegrafi.

Eurodeputeti austriak më tej tha se në komunikimin që po bëhet po duket sikur agresioni vjen nga ana e Kosovës, gjersa në fakt sipas tij, mercenarë nga Serbia kanë sulmuar ushtarët e KFOR-it.

“Dhunuesi është gjithmonë dhunues”, tha ai.

“Dhe nuk e di, dua të them, ju gjithashtu radhitët të gjitha kërkesat që keni ndaj Kosovës se çfarë të bëjë, dhe pastaj thatë: edhe serbët duhet të bëjnë. Ju as nuk përmendët një pikë të vetme se çfarë duhet të japin në të vërtetë”, tha Waitz. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.