Uji Dea

Pas deklaratës së Rashiqit, reagon Mustafa: Toka e Kosovës nuk është dhuratë e askujt

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, i njohur me nofkën “Remi”, ka reaguar lidhur me deklaratën e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, i cili tha se kryeministri Albin Kurti i kishte thënë se po ia jep në pronësi 24 hektarët Manastirit të Deçanit për hatër të tij.

“Remi” me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ deklaroi se s’do që ta besojë që kryeministri e Kosovës ka guxuar ta thoshte një gjë të tillë.

“Nuk dua ta besoj se Kryeministri i Kosovës ka guxuar ta thotë këtë. Edhe për humor është e rëndë. Toka e Kosovës nuk është ‘dhuratë’ e askujt”, deklaroi “Remi”.

United Hospital

Zëdhënësi i Qeverisë, Arlind Manxhuka, ka dalë me një sqarim lidhur me deklaratën e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, i cili tha se kryeministri Albin Kurti ka thënë se po i kthen këtë pronë në pronësi të Manastirit të Deçanit për hatër të tij.

Manxhuka ka thënë se Rashiq është “ngatërruar” me pranimin e kërkesës së Kurtit për vizitë të Patriarkut Porfirije, për Krishtlindjet ortodokse të vitit 2023, së cilës ia ka bashkëngjitur edhe një lajm.

“Ajo çka ka ngatërruar ministri Nenad Rashiq është pranimi i kërkesës së tij për vizitë të Patriarkut Porfirije, për Krishtlindjet ortodokse të vitit 2023, siç mund ta shihni në fotografinë më poshtë”, u tha ndër të tjera në shkrimin e Manxhukës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.