Fundamenti

Pas 20 vitesh punë sistematike, pensionohen zyrtarët komunal Nexhmije Kallaba, Irfan Dërmaku dhe Nezaqete Klaiqi

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Për nder të pensionimit të punëtorëve, Nexhmije Kallaba, Irfan Dërmaku dhe Nezaqete Klaiqi, Komuna e Kamenicës përkatësisht, drejtoresha e Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporë, Majlinda Krasniqi, si dhe drejtoresha e Drejtorisë së Pronës, Kadastrit dhe Gjeodezisë, Krenare Mavriqi, kanë ndarë mirënjohje në emër të Kryetarit të Komunës, Qëndron Kastrati, në shenjë respekti për punën e bërë në administratën komunale nga tre zyrtarët.

Drejtoresha e DZHED-së, Majlinda Krasniqi, ka folur për punën dhe angazhimin e deritanishëm të pandalshëm të punëtores Nexhmije Kallaba, duke e falënderuar atë për punën e palodhshme dhe bashkëpunimin me të gjithë zyrtarët dhe drejtoritë e komunës.
“Jemi mbledhur sot për ta përshëndetur dhe vlerësuar punën e znj. Nexhmije Kallaba. Përpos një intelektuale, një punëtore shumë e mirë, ajo ka kontribuar edhe në aktivitetet e lëvizjes qysh para luftës, në ngritjen e avancimin e çështjes kombëtare”, u shpreh mes tjerash Krasniqi.

Po ashtu edhe drejtoresha e DPGJK-së, Krenare Mavriqi, ka falënderuar Nezaqete Klaiqin dhe Irfan Dërmakun për gjithë angazhimin dhe punën sistematike që kanë zhvilluar pranë kësaj drejtorie.

“Z. Irfanit e znj. Nezaqete fillimisht i uroj shëndet, me shpresën e dëshirën që ditët në vazhdim t’i gëzojnë me shëndet të plotë pranë më të dashurve të tyre. Shfrytëzoj rastin t’i falënderoj për punën dhe angazhimin e tyre, e që padyshim drejtorisë sonë do t’i mungojë profesionalizmi i tyre”, shtoi Mavriqi.

ARKATANA

Që të tre duke kujtuar vitet që kanë punuar në komunë, kanë falënderuar të gjithë zyrtarët komunal për bashkëpunimin në punë, gjatë gjithë këtyre viteve.

Ndryshe Irfan Dërmaku, ishte punëtor në komunë, që nga data 02.05.2001 deri më 17.06.2021

Nezaqete Klaiqi, ishte punëtore në komunë, që nga data 22.05.2000 deri më 17.06.2021
Nexhmije Kallaba, ishte punëtore në komunë që nga data 29.03.2000, deri më 17.06.2021./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.