UBT

Partitë Popullore Europiane mbështesin Abdixhikun: Është i vetmi lider që ka vizion dhe integritet për ta udhëhequr Kosovën

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Partive Popullore Europiane (EPP), Manfred Weber me një video mesazh ka përkrahur kandidatin për kryeministër nga LDK Lumir Abdixhiku.

Në këtë video adresim, Weber ka thënë se këtë të diel populli i Kosovës duhet të zgjedh në mes të ngecjes në vend, apo lëvizjes përpara.

Prandaj, Weber thotë se është vetëm një lider që i cili ka integritet dhe vizion për ta udhëhequr Kosovën drejt një të ardhmeje më të mirë.

UBT

‘’Ai është partneri dhe miku ynë për një kohë të gjatë. Lumiri nuk është një politikan i cili flet me slogane të zbrazëta. Ai është një lider i cili e kupton peshën e përgjegjësisë, i cili e di se të udhëheqësh kërkon të punosh fort, reforma serioze dhe një përkushtim të thellë ndaj popullit. Nën udhëheqjen e tij, partia anëtare e EPP-së sonë, LDK-ja, e ka ndërtuar një plan të qartë dhe ambicioz për gjeneratën e ardhme’’, ka thënë Weber.

Ai tutje thotë se është momenti i Kosovës ta zgjedh shpresën mbi zhgënjimin, dhe të zgjedh veprimin mbi arsyetimet.

‘’Unë qëndroj me Lumirin, dhe ekipin e tij të shkëlqyeshëm në LDK, sepse Kosova e meriton një udhëheqësi e cila jep rezultat’’, ka shtuar ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.