ARKATANA

Partia e Halimit pro pjesëmarrjes në zgjedhjet në Serbi

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Prishtinë – Në tri mandatet e deritanishme të Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës nuk u arrit dukshëm më shumë se sa paraqitja e problemeve të rënda jetësore me të cilat po ballafaqohen Shqiptarët në Luginë të Preshevës. Kështu thuhet në një komunikatë për shtyp të lëshuar nga Partia për Veprim Demokratik e Riza Halimit.

Përkundër kësaj, sipas këtij subjekti në kushte kur Serbia pikërisht tash po i fillon përgatitjet konkrete për plotësimin e kritereve dhe kërkesave për t’u anëtarësuar në BE është imperativ i kohës që shqiptarët e Luginës së Preshevës të jenë prezent me përfaqësuesit e vet në të gjitha nivelet për t’i mbrojtur interesat e tyre në formë aktive me të gjitha format e veprimit politik.PVD-ja i ka nxjerrë këto qëndrime nga mbledhja e fundit e kryesisë së përgjithshme të Partisë, ku u diskutua për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi të caktuara për 16 mars.

Fundamenti

“Në këtë kontekst u vlerësua se mosinteresimi i shumicave parlamentare të Kuvendit të Serbisë për të bashkëpunuar me përfaqësuesin e vetëm të Shqiptarëve dhe qasja diskriminuese ndaj Shqiptarëve në Luginë të Preshevës nuk mund ta ndërrojë qëndrimin parimor të PVD – së për pjesëmarrje aktive në proceset zgjedhore në të gjitha nivelet, edhe për pushtet lokal, edhe për Këshillin Nacional por edhe për parlamentin qendrorë”, thuhet në komunikatën e nënshkruar nga deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Riza Halimi.

Kryesia e përgjithshme e PVD, është në pritje të qëndrimeve të subjekteve tjera politike Shqiptare të Luginës së Preshevës lidhur me zgjedhjet parlamentare për të arritur qëndrim të përbashkët lidhur me këtë çështje aktuale, thuhet krejt në fund të komunikatës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.