Eko Higjiena

Parodi : Do t’i kallim fitilat e dritës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Do t’i kallim fitilat e dritës – Do t’ia marrim pushtetin – pozitës ! Pushtetet – pozita të gjitha i ka – e, Do t’ ia marrim – s’ do t’ia lamë as nja – e !

Do t’i kallim gëzhojat e voes –
Do t’ ia marrim pozitat – Kosovës !
Pozitat – Kosova çka i ka – e ,
Do t’ia marrim – s’do t’ ia lamë as nja – e !

Do t’ ia kallim Kosovës – Kuvendin ,
Deputetëve – s’ do t’ua lamë kund vendin !
Do t’i qesim përjashta pozitën –
Le ta shohin Diellin – le t’ rreziten !…

Do t’ ia kallim dyert Qeverisë – e ,
T’ ia marrim karrigen Agës Isë – e !
Do t’ ia kallim dyert e tarracës –
Do t’ ia marrim karrigen Mustafës !

Do t’i kallim bombolat e tymit –
Do t’ ia marrim karrigen Hashimit !
Do t’i kallim bombolat e gazit –
Do t’ ia marrim karrigen e Thaçit !

Do t’i kallim rrethojat e tarabës –
Do t’ia marrim karrigen Jahjagës !
Karrigen Jahjaga e ka nja – e ,
Do t’ ia marrim – s’ do t’ ia lamë as nja – e !

FIDANISHTJA

Do t’i kallim shishet e “Shlivovicës “ –
Do t’ ia marrim Urën – Mitrovicës !
Mitrovica veç një Urë e ka –e ,
Do t’ ia marrim, s’do ta lamë me u nda –e !

Do t’ i kallim bishtat e sakicës –
Do t’ ia marrim vulat “Zajednicës” !
“Zajdenica” – Serbijen e ka – e ,
Dy Serbia nuk i lamë me i ba – e !

Do t’i kallim koktej t’ mollotovit –
Do t’ia marrim valët e Telekomit !
Telekomin – Serbia e ka –e ,
Nuk e lamë na, n’ Kosovë dy me i ba – e !

Do ta kallim Bifurkacionin –
Do ta ndalim Demarkacionin !
Demarkacionin kem me e ndalë – e ,
S’ kemi toka – Malit t’ Zi me i falë – e !

Gjilan, më 20.01.2016. Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.