UBT

Parlamenti Studentor i Universitetit të Gjilanit organizoi protestë lidhur me Afatin e Nëntorit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Senati i Universitetit nuk aprovoi kërkesën e studentëve për afatin e nëntorit të mbahet me 2 provime dhe të vlejë për kusht. Kjo u konsiderua shkelje nga ana e senatorëve, mirëpo studentët u revoltuan duke protestuar se kjo nuk është shkelja e vetme në Universitet, kjo është pak dhe nuk duan manovra në emër të cilësisë.

Pankartat e shënuara tregojnë një formë revolucioni nga ana e studentëve sepse ishin të përfshirë së bashku, pa dallime dhe të organizuar në formën më të mirë të mundshme në kërkesat e tyre.

Nga informatat prej studentëve kuptuam se ndjehen të injoruar nga Senatorët që do duhej të ishin pro studentëve.

Eco Higjiena

Konsideruan të turpshme injorimin e ftesës për ballafaqim me ta, andaj formën më të duhur e konsideruan protestën për të përçuar mesazhin në menaxhment.
Disa nga pankartat ishin :
• Dije, jo manovra
• Mendjen te akademia, kështu nuk rritet cilësia!
• Gojën plotë cilësi, për ranglista kush mban përgjegjësi?!
• Bursistat për Nëntor!
• Cilësia s’matet me nëntor.
• Kanunin kanun, punën hiç kërkuan!

Nga komunikimet që kemi patur, na kanë lutur për protesta të qeta për çka u kemi thënë se në asnjë rrethanë nuk lejojmë degradim të revoltës mirëpo tash e tre ditë që po përpiqemi të gjejmë zgjidhje, injorohemi!
Ndoshta sepse ishim shumë të qetë!!!
Të vendosur u zotuam se do jemi deri në fund për mbrojtje të Universitetit dhe shpirtit të tij – studentit.
Nëntori është fillimi, Cilësia është Synimi!

Sinqerisht,
Parlamenti Studentor
Dritor Mehmeti- Kryetar

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.