Hidromorava

Parlamenti i Kosovës të nxjerr Rezolutë për Luginën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa ka thënë për Telegrafin se te lidershipi kosovar gjithmonë ka ekzistuar një vetëdije e lartë poltike karshi problemeve me të cilat është përballur Lugina e Preshevës, por, sipas tij, tash është koha që kjo çështje të ngritet edhe në Parlamentin e Kosovës.

Mustafa vlerëson se është momenti kohor shumë i përshtatshëm që lidershipi kosovar të ngris edhe në Parlamentin e Republikës së Kosovës çështjen e Lginës së Preshevës .

“Serbia e ka njohur sovranitetin dhe integritetin e plotë territorial të Kosovës me nënshkrimin e marrëveshjes për normalizimin e raporteve në mes dy shteteve në Bruskel. Prej 19 prillit e këtej ka ndryshuar situata në raportet Prishtinë – Beograd. Është momenti që Qeveria e Republikës së Kosovës, e cila ka qenë një donatore e madhe e të drejtave të serbëve në Kosovë, me theks te veçantë në veri, po të njëjtin trajtim ta kërkojë nga Qeveria e Serbisë për shqiptarët në Luginë të Preshevës”, tha Mustafa për Telegrafin.

Fundamenti

Kryetari i Preshevës shprehet se pala kosovare tanimë i ka dyert e hapura për të lobuar për shqiptarët e Luginës së Preshevës,- njëlloj siç ka lobuar kryeministri serb Dacic për serbët e veriut te Kosovës.

“Kujtoj që përfundimisht Parlamenti i Kosovës me rezolutën të cilën do ta nxjerrë për Luginën e Preshevës, e iniciuar nga deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duhet ta ngarkojë Qeverinë e Kosovës që të kërkojë nga Beogradi zyrtar realizimin e të drejtave të shqiptarëve në Kosovën Lindore”, ka theksuar ai.

Mustafa ka theksuar se komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar që të ketë bisedime në mes përfaqësuesve të Luginës së Preshevës dhe Qeverisë së Beogradit në nivel ministrash. Megjithatë, sipas tij, dialogu më i qëndrueshëm do të ishte kur dialogu drejtpërdrejt do të vazhdohej në Bruksel, mes Prishtinës dhe Beogradit, ku pala kosovare do të kërkonte respektimin e te drejtave të shqiptarëve në Luginë. (B.Devolli) /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.