Paratë, të “ëmbla”
Ish-të burgosurit politikë të Kosovës dikur kishin një ide dhe një ideologji, ndërsa pas pavarësisë së Kosovës koncepti për shtetin dhe popullin ka ndryshuar. Në substancë ato mbesin të njëjta, ndërsa në ide të shpërndarë.
Sidomos mospërputhja e tyre doli në pah, në kohën kur Qeveria e Kosovës vendosi t’ua kompensojë materialisht periudhën që kanë qëndruar mbrapa grilave.
E kthyer në të mira materiale, ish-të burgosurit politikë do t’i përfitojnë 55 milionë euro nga buxheti i Kosovës.
Me vendimin e qeverisë, kompensimi do të jetë 16 euro e 70 centë për çdo ditë të kaluar në burg, kurse shuma prej 55 milionë euro, do t’iu paguhen rreth 3000 ish-të burgosurve politikë…(Zëri)

