Mobi Casa

Parashikimi i motit për të martën

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Të martën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Ka mundësi për reshje të izoluara shiu në zona të caktuara gjatë ditës.

Do të ketë prani të grimcave të pluhurit saharian dhe në ato zona ku do të ketë reshje, ato mund të shoqërohen me baltë.

Mobi Casa

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 7-24 km/h.

Temperaturat minimale do të luhaten prej 2 deri në 4°C, ndërsa ato maksimale prej 14 deri në 17°C. /MeteoKosova/