UBT

Parashikimi i motit për fundjavë dhe javën e ardhshme, sa do të shkojnë temperaturat?

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Mot kryesisht me diell parashihet të mbajë sot në vend, pas vransirave më të përhapura që paraqiten paradite, sipas “Mendimi për motin”.

Kushte mjegulle apo mjegulline shfaqën përgjatë luginave të lumenjëve orëve të mëngjesit.

Temperaturat minimale zbresin në 6C e 9C, derisa ato maksimale gjatë ditës shkojnë deri në 17C e 19C.

Nga dita e diel parashihet mot stabil dhe i thatë, pa mundësi për të reshura.

“Dominojnë kryesisht kthjellimet, e nga dita e martë herë pas here kalojnë vransira, kryesisht shtresore të larta. Temperaturat zbresin në 15C e 16C, e më pas shënojnë rritje deri në 18C e 20C. Minimalet mëngjesin e së hënës zbresin në 2C, e më pas gradualisht në rritje në 4C e 6C”, thuhet në njoftim.

Ky mot pritet të vazhdojë edhe javën e ardhshme.

FIDANISHTJA

“Mot stabil dhe i thatë po paraqitet javën e katërt të tetorit. Kalime vransirash priten nga mesi i javës, apo edhe në fund kur mund të paraqiten mundësi për riga shiu në pjesë të vendit të dielen vijuese, të 27 tetorit.

Përgjatë ultësirave nuk duhet përjashtuar mundësitë që mëngjeseve të shfaqet mjegull apo mjegullinë.

Temperaturat luhaten përreth mesatareve, ndërmjet 14C e 18C, maksimalet, derisa minimalet zbresin në 5C e 7C.

Ditëve të fundit të muajit tetor, paraqiten mundësi për një prezencë më të shtuar të vransirave, derisa shfaqen sinjale për të reshura shiu, por jo në sasi të larta.

Temperaturat, kanë një tendencë të rënies duke shkuar nga nëntori, në 12C, maksimalet, e minimalet zbresin në 2C e 3C”, thuhet në njoftim.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.