UBT

Paralajmërohen arrestimet e para, Specialja u zvarrit për dialogun

/ 9 minuta lexim
Hidromorava

Analistë të politikës dhe njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare vlerësojnë se vizita e kryeprokurorit të Speciales, Jack Smith, që ndodhi ditë më parë në Kosovë, është një sinjal që ngritja e aktakuzave të para për krime lufte është afër.

Me Tribunalin po bëhet politikë për ta detyruar Kosovën të bëjë marrëveshje me Serbinë

“Vizita e prokurorit të Gjykatës Speciale me siguri ishte një shenjë për bërjen gati të të akuzuarve për krime lufte, natyrisht, atëherë kur kryhen punët e politikës së projektuar për Kosovën. Ndoshta e vetëprojektuar nga shqiptarët. Kjo do të thoshte ‘bëhuni gati’ ju që jeni të akuzuar. Duket se është shenjë që të veprojnë në këtë drejtim, por vonesa e tyre më duket është krejt politike”, potencoi Shefki Shkodra për “Kosova Sot”

Analistë të politikës dhe njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare vlerësojnë se vizita e kryeprokurorit të Speciales, Jack Smith, që ndodhi ditë më parë në Kosovë, është një sinjal që ngritja e aktakuzave të para për krime lufte është afër.

Sipas njohësve të kësaj fushe, vlerësohet se vizita e kryeprokurorit të Gjykatës Speciale ka sjell tensione në mesin e të akuzuarve potencialë, andaj edhe mund të pritet se do të ketë aktakuza këtë vit. Mirëpo nga njohësit e kësaj fushe dhe qytetarët e anketuar vlerësohet se veprimi i kësaj gjykate po zvarritet qëllimisht nga drejtuesit e saj dhe kjo mund të ketë lidhje me dialogun me Serbinë dhe presionin për të bërë marrëveshje patjetër që do ta cenon integritetin territorial të Kosovës. Sipas tyre, ky mund të jetë një skenar i përgatitur nga treshja Hashim Thaçi-Edi Rama bashkë me Aleksandar Vuçiqin.

Në një përgjigje për ‘Kosova Sot’ nga Gjykata Speciale është thënë se Dhomat e Specializuara të Kosovës janë të përqendruara në zbatimin e mandatit të tyre për kryerjen e procedurave gjyqësore të drejta, të sigurta, të pavarura dhe të paanshme, në përputhje me Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar dhe amendamentin kushtetues.”Ashtu siç kërkohet, Dhomat e Specializuara të Kosovës janë të përkushtuara në përmbushjen e mandatit të tyre pa asnjë ndikim apo ndërhyrje. Pyetjet në lidhje me akuzat duhet t’i drejtohen Zyrës së Prokurorit të Specializuar”, ka thënë Gjykata. Ndërsa në Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS) Chris Bennett është vlerësuar se vizita e Prokurorit të Specializuar në Kosovë shërbeu si mundësi të njihet me bashkëfolës të rëndësishëm.”Sipas praktikës së zakonshme prokuroriale, ZPS-ja nuk e komenton kohën kur mund të ngihen akuza të mundshme”, thuhet në përgjigjen e ZPS-së për “Kosova Sot”.

Vonesa e qëllimshme për shkaqe politike Analisti politik Shefik Shkodra, për gazetën “Kosova Sot”, thotë se vizita e prokurorit të Gjykatës Speciale me siguri ishte një shenjë për bërjen gati të të akuzuarve për krime lufte, “natyrisht atëherë kur kryhen punët e politikës së projektuar për Kosovën. Ndoshta, e vetëprojektuar nga shqiptarët”.

Shkodra shton se çka u ka thënë zyrtarëve të Kosovës prokurori special nuk dihet saktë. “Por, kjo do të thoshte ‘bëhuni gati’ ju që jeni të akuzuar. Duket se është shenjë që të veprojnë në këtë drejtim, por vonesa e tyre më duket është krejt politike. Dhe pritja bëhet sipas planit të dialoguesve shqiptarë – serbë, derisa të përfundohen bisedat në Bruksel do të ketë një pritje’, ka thënë ai. Sipas Shkodrës, kjo është edhe një shtrëngesë për tipat që ndodhen të shënjestruar.”Ka përzierje të menjëhershme në rrjetet e partive dhe të Parlamentit. Ngutjet e mëdha vërehen për një vendosje të projektit të presidentit Hashim Thaçi, ‘korrigjim – ndërrim’ territoresh shqiptare – shqiptare, apo vetëm falje nga Kosova (nga këta kufij) dhe asgjë nga Serbia. Vrapin më të madh për ‘konsolidim’ të kësaj gjendje e bëjnë një grup i afërt i Hashim Thaçit dhe kryeministri Edi Rama. Këtu verifikohet edhe njëherë politika e brishtë e shqiptarëve. Gjithnjë evropianët dhe të tjerët i kërkojnë shqiptarët e paaftë, të njollosur (madje edhe atëherë kur s’kanë pasur akuza), vetëm e vetëm që t’i shfrytëzojnë për çështje të ndryshme politike, kësaj radhe me shkëputje të pjesëve territoriale. Kërkesë e pan-sllavizmit dhe aleatëve të tyre”, shpjegon më tutje Hoxha.”Është e qartë se presione ka pasur nga Serbia te aleatët tanë dhe rrethet tjera, gjithnjë me një propagandë të pafrenuar. Por, gabimet (lëshimet) tona janë të theksuara dhe nuk mund të arsyetohen”, ka thënë ai.

Eco Higjiena

Ndërsa eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ali Hertica, për gazetën “Kosova Sot”, tha se tani është koha që kjo gjykatë të marrë veprimet për të gjithë ata që janë të involvuar apo kanë kryer krime lufte.”Nuk ka asnjë pengesë eventuale për funksionalizimin e Gjykatës Speciale, sepse ishte vetë Parlamenti i Kosovës dhe deputetët tanë ata që e kanë dhënë bekimin për këtë gjykatë që të ndajë drejtësinë për ata nga pala shqiptare, që kinse kanë kryer krime gjatë luftës së fundit në Kosovë”, u shpreh ai.”Të gjitha instancat janë të përgatitura dhe madje edhe është bërë emërtimi i gjyqtarëve, prokurorëve, janë akredituar avokatët e specializuar për këtë gjykatë”, theksoi Hertica. Qytetarët denoncojnë skenarin e rrezikshëm Ndërkaq qytetarët tanë vlerësojnë se mosveprimi i deritashëm i Gjykatës Speciale mund të ketë lidhje me dialogun Kosovë-Serbi ndaj edhe nisma e veprimtarisë së saj po zvarritet, me qëllim të presionit për të bërë marrëveshje patjetër që e cenon integritetin territorial të Kosovës, skenar ky i përgatitur nga treshja Hashim Thaçi-Edi Rama-Vuçiqi.

Qytetari nga Prishtina, Hakif Hamiti, për gazetën “Kosova Sot”, thotë se e tërë kjo zvarritje e fillimit të punës së Gjykatës Speciale në Kosovë është e qëllimshme, se madje edhe në Bjellorusi ishte kryetari Hashim Thaçi që foli me kryeministren serbe, Bërnabiq, për ndarjen e Kosovës. “Prandaj këtu shtrohet pyetja se çfarë i duhet Kosovës Gjykata Speciale. Sepse ajo duhet të merrej me dhunimet e femrave shqiptare nga ana e forcave serbëve që e bën gjatë luftës së fundit. Pastaj kjo gjykatë do të duhej të merrej me krimet serbe në Kosovë, vrasjet dhe plagosjet e shqiptarëve dhe miliarda euro dëme të luftës, për të cilat thuajse askush nuk është dënuar në Serbi”, theksoi ai.

Sipas Hamitit, shtyrja e arrestimeve të para të ish-luftëtarëve të UÇK-së nga ana e Gjykatës Speciale në Kosovë është bërë me të vetmin qëllim që Hashim Thaçi ta shpëtojë kokën e vet dhe që ta ndajnë Kosovën me Serbinë. “Arsyeja e shtyrjes është kompromisi me Serbinë, sepse pushtetarët tanë as që e çajnë kokën për popullin e vuajtur të Kosovës, pasi pushtetarët për veten e tyre kanë bërë mjaft para dhe në momentin që të arrihet marrëveshja me Serbinë për ndarjen e Kosovës këta do të ikin nga Kosova. Ndaj kjo është arsyeja e vizitës së kryeprokurorit të Gjykatës Speciale në Kosovë, si dhe shkuarja e ministrit të Drejtësisë, z. Abelard Tahiri, në SHBA për të marrë aktakuzat e para ndaj shqiptarëve të Kosovës. Por kjo nuk pritet se do të ndodhë para se të bëhet ndarja e Kosovës, sepse e tëra kjo është një skenar i përgatitur nga treshja Hashim Thaçi-Edi RamaAleksandar Vuçiq”, vijoi më tej Hamiti.

Kurse qytetari Albert Maloku tha për gazetën “Kosova Sot” se nisma e punës së Gjykatës Speciale dhe arrestimi i të akuzuarve të parë po zvarritet si pasojë e një marrëveshje të fshehtë në mes të Kosovës dhe Serbisë. “Kur ka nisur puna e kësaj gjykate është një kohë e gjatë dhe zvarritja vjen me ndërmjetësimin e një pale të tretë. Prandaj, këto zvarritje po ndodhin derisa Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje në mes tyre”, u shpreh ai.

Ndërsa, qytetari tjetër po ashtu nga Prishtina, Hetem Maqedonci, për gazetën “Kosova Sot” thotë se e tërë kjo shtyrje po ndodh nga shkaku i pritjes së epilogut të bisedimeve Kosovë-Serbi dhe me qëllim që të shpëtojë Hashim Thaçi nga arresti i tij nga Gjykata Speciale.”Pra, ky është një skenar i përgatitur nga treshja Thaçi-Rama -Vuçiq, që është një marrëveshje shumë e dëmshme për Kosovën, për ndarjen e saj”, potencoi ai.

THAÇI I TREMBUR, RAMA NËNÇMUES “Kanë munguar guximi, aftësia, çiltërsia e presidentit Hashim Thaçi, e Edi Ramës (në vend se të tregohet si forcë shtetërore ka treguar përralla). Ai (E. Rama) si duket krejt shqiptarët i nënçmon dhe vetëm atë duhet ta shikojnë bota, se është i mençur”, tha Shefki Shkodra për “Kosova Sot”

PRESIONI POLITIK “Pikërisht kjo pjesë, me të gjitha vështirësitë e veta, ka edhe disa sinjale që eventualisht mund të dalin me rezultat që zvarritja dhe veprimi i Gjykatës Speciale mund të jetë e lidhur me përfundimin e dialogut me Serbinë, që të ketë presion nga ata që kanë filluar këtë notim të turbullt të kësaj marrëveshje finale që cenohen territori dhe integriteti i Republikës nga skenaristët Thaçi-Rama-Vuçiqi. Prandaj, duhet të shpreh shqetësimin tim se kjo formë e dialogut ka zgjatur shumë dhe ajo do të ketë pasoja historike”, tha Ali Hertica për “Kosova Sot”

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.