KKVITI

Para fanarit të fatit tim

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Poezi nga Demush Mehmeti

Kjo kohë mungesash dhe frymëzimin ma lëndon
Ky prush hidhërimi djegë dhe fort
Përcëllonë sytë e bërë katër
Zjarr i ditëve që janë duke ardhë

Erërat e ngritura s’futen në thes
Gazrat s’hynë në grusht
Këput ankthi i kësaj kohe hijepërzirë
Përulëm para fanarit të fatit tim
Lutem të ndriqohem
Mos me u fikë

KRRUP PËR TËNDIN TRUP

Sa mirë të jeshë në rrobën e tëndës masë
As gjatë
As shkurt
Ndihesh rehat
Krrup për tëndin trup

Kryhet
S’ka kush çka shtonë
Krejt i pa punë mbetët tërziu kujdestar
Çarrshia di mbetët pa fjalë
Jo gjatë
Jo pak më gjërë

UBT

Gjithat për të mirë
Një ardhmëri plot shëndet
Vetëm me të mbarë

SI TA NGUSHLLOSH

Atë që shumë plagë të thella jeta hapur ja ka
Si ta ngushllish
Para dhimbjes së tij mbetësh pa fjalë
Çka me thënë

Si ta shiqosh fytyrën e vrarë prej tragjedie
Dhimbje stomak humnere barrë
Buzqeshje djegur tretësirës
S’ka masë që matë përmasën esaj

Atë që dashurin e zemrës me dhe mbulu e ka
Me shpresën varrosur përkrahë saj
Mbetur pa ëndrra jete
Vetëm me dhimbjën që shoqëron
Si ta ngushllish