Eko Higjiena

„Paqja në punë: një aktualitet i shqiptarëve“

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

„Albanian Engineering of Switzerland“ dhe Federata e Sipërmarrësve të Kantonit Vaud do të organizojë në fillim të marsit një seminar me temë: „Paqja në punë: një aktualitet i shqiptarëve“.

„Në vitin 2012 është festuar ditëlindja e 75-të e kësaj marrëveshjeje, që mbështetet në konventat e shumta kolektive, e cila ka sjellë një stabilitet të madh në ekonominë e Zvicrës dhe ka nxitur rritjen e saj për të mirën e të gjithëve. Kjo marrëveshje, e quajtur «Paqja në punë», është e njohur në kulturën e marrëveshjeve tipike zvicerane“, thuhet në njoftimin e organizatorëve të seminarit.

Pavarësisht zhvillimit të botës së punës, kjo marrëveshje paraqet ende një shtyllë të sistemit social helvetik. Ekonomia zvicerane gjithashtu varet shumë edhe nga sipërmarrësit dhe punëtorët nga imigracioni, dhe në veçanti nga ata shqiptarë.

FIDANISHTJA

Në seminar punëtorët do të mësojnë më shumë për marrëveshjen, e quajtur «Paqja në punë».

„Punëtorët shqiptarë a kanë njohuri të mjaftueshme lidhur me përparësitë që paraqet, si për patronët ashtu edhe për punëtorët, kjo formë e zgjidhjes së konflikteve? A e kuptojnë se çfarë përfshin kjo marrëveshje në jetën e ndërmarrjes? Janë këto pyetje, të cilave do të mundohet t’u përgjigjen ekspertët në këtë seminar: Philippe Leuba, ministër i Ekonomisë dhe Sportit në Kantonin Vaud, Rexhep Gashi, Kryetar i AES – Zvicër, Olivier Meuwly, Historian, Georges Zünd, Drejtor i FVE, Jean Kunz, Drejtor UNIA – VD, Sophie Paschoud, Sekretare patronale CP./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.