Uji Dea

Paqartësitë për formimin e Qeverisë së re, kritikohet procesi i zgjatur

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Analistët kanë kritikuar procesin e numërimit të votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Zgjatja e procesit sipas tyre po krijon paqartësi për formimin e qeverisë së re.

“Është dashur së paku t’i kemi rezultatet e partive politike dhe pastaj të kemi votat e diasporës, për të pasur më vonë pasqyrim total. Ritmi aktual s’është shpresëdhënës që mund të ketë rezultate, së paku jo para fillimit të javës së ardhshme”, theksoi politologu Dorajet Imeri.

Gazetari Muhamet Hajrullahu gjithashtu ka kritikuar faktin që nuk mund të ketë, sipas KQZ-së, rezultate preliminare deri javën e ardhshme, për shkak se procesi i numërimit të votave do të kalojë nëpër kutitë e deputetëve, për të vazhduar pastaj me votat e diasporës, ato me kusht dhe votuesve me aftësi të kufizuara.

GRANDEMALL

Hajrullahu ka theksuar dallimet partiake pas procesit zgjedhor, ku disa deputetë nuk do të mund të ulen më në Kuvendin e Kosovës, ndërkaq disa kandidatë të rinj do të marrin detyrën në legjislaturën e re.

“Opsionet janë të qarta, një që mund ta bëjë LVV vet Qeverinë, sado që mund të jetë qeveri e pakicës. Dy që mund ta bëjë LVV me një koalicion me një nga partitë që ka fituar më pak apo ta bëjë me PDK-në që të jetë stabil. Varianti tjetër që mund të jetë një koalicion me dy – tre subjekte në mënyrë që tejkalohen sfidat apo varianti i fundit që nëse askush s’e bën qeverinë, sipas Kushtetutës të provohet edhe njëherë dhe nëse dështon, automatikisht të shkohet në zgjedhje”, tha profesoresha Besa Luzha./rtk

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.